Serbët e duan AKS-në “republikë” përbrenda Republikës së Kosovës

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, ka deklaruar se Asociacioni i Komunave Serbe – “Zajednica” është nevojë e pashtershme e serbëve të Kosovës dhe mjet për t’i ruajtur serbët nga “dhunuesit”.

Simiq: AKS-ja me kompetenca mbi arsimin, shëndetësinë, urbanizmin, planifikimin hapësinor dhe zhvillimin ekonomik. Kurti: Serbët e Kosovës nuk e dëshiruan AKS-në, e dëshiroi Beogradi, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Komplet Lista Serbe si produkt i presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiqit, zyrtarë të lartë në Beograd, por edhe serbë të veriut të Kosovës e duan “Zajednicën” – Asociacionin e Komunave Serbe, me kompetenca ekzekutive.

Sipas serbëve, AKS-ja do të jetë një “republikë” përbrenda Republikës së Kosovës, me të cilin do të udhëheqin serbët.