Serbia po forcohet me dronë ushtarakë, drenicaku nga Komorani përgjigjet duke ndërtuar tank “Made in Kosova”

Muajt më parë është raportuar se Serbia po forcohet me avionë ushtarakë të Rusisë, duke sjellur reagim të ashpër të shteteve evropiane dhe SHBA.

Mirëpo, ata nuk u ndalën dhe nisën të tjera plane të forcimit, duke planifikuar blerjen e dronëve nga Turqia.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, në një konferencë për media në Pallatin “Serbia” pati lavdëruar dronët turq “Bayraktar TB2”.

E reagime pati edhe në Kosovë, ku Serbia akuzohej se në vend se të investojë në paqe po investon në armatim.

Por reagimi i një drenicaku nga Komorani ka befasuar të gjithë. Ai i është përgjigjur Serbisë me një tank të ndërtuar mbi trupin e një traktori.

Një qytetar i quajtur Osman Bogaj, ka prodhuar një tank në Komoran, fotografitë e të cilit i ka publikuar në rrjetin social Facebook.