Shala tregon si ndodhi incidenti mes aktivistit të Nismes dhe VV-së

Kandidati për deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala ka treguar si ka ndodhur incidenti mes aktivistit të Nismës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

“Gjithçka ka ndodhur për një votë”, ka thënë Shala.

Shala tregoi se aktivisti i Vetëvendosjes ka dashur të mos e numëroj votën e Nismës, andaj ka reaguar aktivisti i Nismës.

“Aktivisti i Vetëvendosjes ka dashur mos me numëru votën, derisa aktivisti i Nismës ka dashtë mos me prish votën”, ka treguar Shala.

Kjo sepse sipas Shalës, vendimi i KQZ-së thotë se nëse vija e kalon kutinë e vijës, vota përsëri numërohet.

“Është vendim i KQZ-së qe edhe nëse vija e kalon kutinë e numrit, vota të numërohet, andaj edhe aktivisti ynë ka pasur të drejtë”, ka thënë Shala në T7.