SHBA bën paralajmërimin e ashpër për Rusinë nëse këta të fundit pushtojnë Ukrainën

Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës kanë bërë që boshti perëndimor të shqetësohet, dhe të ketë frikën e një lufte të re e cila mund ta përfshijë gjithë globin

Zv. Presidentja e SHBA-ve, Kamala Harris, ka paralajmëruar Rusinë për pasojat që ajo mund t’i këtë nëse ajo pushton Ukrainën.

Ajo ka thënë se përgjigja që do marrë Rusia, do të jetë goditje e menjëhershme dhe e rëndë.

Ajo këtë deklaratë e ka bërë në Mynih në konferencën e Sigurisë. Poashtu, ajo ka shtuar se konflikti me Rusinë, është një konflikt që rrezikon gjithë sigurinë Europiane, raporton BBC.