Shembje e një pjese të shkëmbit, pak metra larg barkës me të cilën po udhëtonin turistët (video)

Një ngjarje e pazakontë është filmuar në ujërat e Devonit, ku një copë e shkëmbit gjigant shembet pak metra larg barkës me të cilën po lundronin një grup turistësh.

Shembja ka ndodhur në afërsi të portit Lynmouth në veri të Devonit, dhe është filmuar nga një turistë që ishte në barkë, transmeton Telegrafi.

Në video shihet se si një copë e madhe e shkëmbit bie në ujë dhe më pas krijohet një re e madhe tymi. Megjithatë, nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, pasi që në ato momente nuk kishte ndonjë barkë afër shkëmbit.

“Turistët në barkë ishin dëshmitarë të shembjes së shkëmbit që për fat të mirë nuk lëndoi askënd”, ka deklaruar Paul Hutchings, pronar i barkës me të cilën po shëtisnin turistët.