Shërohet Presidenti, nga nesër i kthehet punës me orar të plotë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot i ka pranuar rezultatet e analizave të fundit, pas intervenimit kirurgjik endourologjik që kishte në Klinikën e Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në rezultatet e këtyre analizave konfirmohet që presidenti Thaçi e ka eliminuar tërësisht problemin e gurit në veshkë.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, nga nesër do t’i kthehet punës me orar të plotë në zyrën e tij.