Sherr me grushte mes dy grupeve në Vlorë, një i vdekur

Dy grupe në Vlorë janë përplasur fizikisht ditën e sotme në Vlorë. Personat e përfshirë në konflikt janë zënë me grushte me njëri-tjetrin.

Si pasojë e konfliktit një person është rrëzuar dhe ka përplasur kokën në bordurë, e për pasojë ka humbur jetën.

Viktima është identifikuar si Armando Meto, 51-vjeç, i cili ishte ndërtues ne Vlorë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur detaje.