Sherr në Vaun e Dejës/ 47-vjeçari qëllon me armë mikun në shtëpinë e tij

Një 47-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi ka qëlluar me armë ndaj mikut të tij.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Vaun e Dejës, ku 47-vjeçari Gj.V. pas një konflikti ka marrë armën dhe ka qëlluar kundrejt shtetasit P.L.

Ky i fundit ndodhej për vizitë tek banesa e 47-vjeçarit pasi ishin miq me njeri-tjetrin.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar autorin, ndërsa pas kontrollit në banesë janë gjetur dy armë zjarri.

Gazeta SHQIP