Shkon në 65 nurmi i viktimave nga Covid-19 në Serbi, 2,666 të infektuar

Në 24 orët e fundit në Serbi kanë vdekur katër persona të tjerë si rezultat i koronavirusit të ri (COVID-19) dhe janë regjistruar 219 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve në 2,666.

Që nga raporti i fundit, deri në ora 15:00, janë testuar mostrat e 1,135 personave, nga të cilët 219 kanë rezultuar pozitivë.

Në spitale janë shtruar 1,705 pacientë, ndërsa gjithsej 112 pacientë janë në respiratorë.

Në 24 orët e fundit, kanë vdekur edhe katër persona, duke e çuar numrin e vdekjeve në 65.

Të vdekurit e ditës së djeshme ishin të moshës mesatare 62 vjeç dhe ishin me disa sëmundje të tjera të shoqëruara.

Deri më tani, në Serbi janë testuar gjithsej 10.761 persona.