Shpërfillën masat e qeverisë, dalin pamjet e protestës së punëtorëve të Trepçës (foto dhe video)

Mbi 300 punëtorë të ndërmarrjes “Trepça” janë duke protestuar për shkak se thonë që nuk i kanë marrë pagat e tyre.

Të njëjtit kështu janë duke e rrezikuar të infektohen edhe nga Koronavirusi, pasi nuk janë duke e respektuar distancën sociale dhe as masat tjera të sigurisë, shkruan Insajderi.

Gazeta Insajderi i ka siguruar disa nga pamjet e protestës, ku shihen goxha shumë puëntorë afër ambientete të punës së tyre.

Policia në Mitrovicë i ka thënë Insajderit se nuk janë të njoftuar për këtë protestë, por se do të merren me rastin.