Shpërthejnë njerëzit e Albin Kurtit në Vetëvendosje

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysen Durmishi, ka reaguar ndaj deklaratave të Shkëlzen Gashit, këshilltar i kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurtit. Gashi në emisionin Frontal të T7, akuzoi publikisht Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës se ka kryer krime lufte.

Durmishi luti Kurtin ta shkarkojë Gashin sonte, duke thënë se ky i fundit nuk bëhet njëri.

“Albin Kurti të lutem, ama sinqerisht të lutem! Shkarkoje Shkëlzen Gashin menjëherë sonte”, shkruan Durmishi.

Gjithashtu, edhe kandidatja për deputete nga radhët e VV’së, Mimoza Shala, reagoi duke kërkuar shkarkimin e Gashit.

Përvec këtyre, ka reaguar edhe kryetari i OVL UCK’së, Hysni Gucati, duke thënë se Gashi po e bën avokatin e Serbisë.

Gjithashtu, edhe Andin Hoti, djali i atdhetarit Ukshin Hoti, reagoi ndaj tij duke e quajtur Gashin “zagar”.