Shpërthim i fuqishëm në zonën e ish-Bllokut

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në zonën e ish-bllokut ditën e sotme në rrugën “Vaso Pasha”.

Shpërthimi dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në lokal. Shpërthimi ishte mjaft i fuqishëm, saqë është dëmtuar edhe një biznes tjetër ngjitur me lokalin, një argjendari.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./TCh