Shpërthim në veri të Mitrovicës, dëmtohet një shtëpi

Policia e Kosovës (PK) njofton se një mjet shpërthyes dyshohet të jetë hedhur pranë një shtëpie në rrugën “Car Dushan” në Mitrovicë të Veriut të dielën.

Sipas raportit 24-orësh të PK-së, për shkak të shpërthimit janë dëmtuar disa dritare të shtëpisë.

Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore.

“Ankuesi kosovar, ka raportuar se pranë shtëpisë së tij është hedhur një mjet shpërthyes, dhe si pasojë i janë dëmtuar disa dritare të shtëpisë. Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet përkatëse policore. Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar. Rasti duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, thuhet në raportin e PK-së.