Shpërthim tek tre rrokaqiejt në veri të Mitrovicës – tensionohet situata

Pas paralajmërimit për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në veri të vendit, ka filluar të tensionohet situata.

Një shpërthim sapo ka ndodhur në veri të Mitrovicës, më saktësisht tek tre rrokaqiejt.

Qytetarët kanë dërguar pamje dhe kanë treguar se kanë dëgjuar shpërthimin.

Kujtojmë që serbët kanë filluar kundërshtimin e zyrtarëve të KQZ-së që po merren me organizimin e zgjedhjeve në veri të vendit.