Shpërthim tritoli në guroren në Krujë! Vdes një punëtor, plagoset një tjetër

KRUJË- Një punëtor ka gjetur vdekjen dhe një tjetër është plagosur nga shpërthimi i tritolit në një gurore në Kurçaj të Niklës.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, rreth orën 11:00. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ka ndërruar jetën Asllan Jaupaj dhe ka mbetur i plagosur ka mbetur Gani Demushaj.

Mësohet se përfaqësuesi i kësaj guroreje është Neritan Jaupi. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë.