Shpëtim Krasniqi niset për shërim në Turqi, edhe pse e gjithë shuma për trajtim nuk është mbledhur

I riu nga Vushtrria sot në mëngjes ka marrë rrugën për në Turqi, shtet ky në të cilin ai do të trajtohet për sëmundjen nga e cila vuan.

Të afërm të tij sot kanë publikuar një fotografi që shihet Krasniqi teksa ndodhet në aeroplan i gatshëm për të udhëtuar në shtetin turk.

Për dy ditë me rradhë biznese dhe qytetarë kanë grumbulluar mjete për shërimin e tij, ndonëse janë grumbulluar një shumë e konsiderueshme duhen ende mjete për të gjithë shumën prej 200 mijë eurosh.