Shpëtohen nga zjarri në ndërtesë (video)

Dy vëllezërit Mason Fierro dhe Jermaine Gallien së bashku me ekipin e tyre shpëtuan një familje nga zjarri në qytetin Albuquerque të shtetit New Mexico.

Ndërtimtarët po vendosnin një çati të re kur në ndërtesen fqinje bie zjarr. Ata nuk hezitojnë për të dhënë ndihmën e parë ndërsa prindërit e dy vogëlushëve u besojnë beben e vogël nga dritarja e ndërtesës. Më pas prindërit lëshojnë edhe një tjetër vogëlush në duart e sigurta të ndërtuesve. Mes veprimeve të shpejta, punonjësit shpëtojnë edhe dy prindërit ndërsa vendosin shkallën./Fokusi.info/

Shiheni në videon e VOA – Zëri i Amerikës: