“Shqetësuese dhe e rrezikshme”: Mushkolaj kritikon deputetët e VV-së për sulmin ndaj KPM

Imer Mushkolaj, analist dhe gazetar, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar mbledhjen e Komisionit për Administratë Publike dhe Media, ku raportoi Bordi i Komisionit të Pavarur për Medie.

Mushkolaj ka kritikuar deputetët e VV-së për deklaratat e tyre rreth KPM-së, duke i konsideruar këto deklarata si “sulm brutal”.

Tutje, Mushkolaj e ka cilësuar këtë qasje si shumë shqetësuese dhe të rrezikshme.

“Sulmi brutal i deputetëve të pushtetit mbi anëtarët e KPM’së dhe ndërhyrja politike në punën e një institucioni të pavarur ka vazhduar edhe sot. Shumë shqetësuese dhe e rrezikshme.” – shkroi Mushkolaj.