“Shtëpia e Gjuetarit” gati, pas pak takohen delegacionet e Rusisë dhe Ukrainës

Takimi i ri mes delegacioneve ukrainase dhe ruse pritet që të zhvillohet pas pak në “Shtëpinë e gjuetarit” në kufirin belloruso-polak.

Këshilltari i kreut të Zyrës Presidenciale të Ukrainës, Alexey Arestovich ka konfirmuar se Ukraina do të mbajë qëndrim për terrenin e saj, përcjell Demokracia.com.

Raundi i ri do të zhvillohet në Belovezhskaya Puscha në Bjellorusi, në atë që njihet si “Hunter’s House” apo “Shtëpia e Gjuetarit”.

Më poshtë gjeni edhe pamje nga vendi i takimit:

Ndryshe, takimi i parë për normalizimin e situatës mes Rusisë dhe Ukrainës është mbajtur në kufirin e Bjellorusisë të hënën.