“Si mund të mos të dua Spanjë?” – vjen reagimi i Vedat Muriqit pas lajmeve se Spanja njeh pasaportën e Kosovës

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, ka reaguar pas lajmeve se Spanja edhe zyrtarisht e njeh pasaportën e Kosovës.

Që nga ky moment qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë lirshëm pa viza në shtetin iberik.

Ky është padyshim një lajm i madh, sidomos për tifozët e Real Madridit dhe Barcelonës në Kosovë, pasi që tani do të kenë mundësinë që ta ndjekin nga afër klubin e tyre të zemrës.

“Si mund të mos të dua Spanjë?”, ka shkruar Muriqi në gjuhën spanjolle në platformën X (ish-Twitter).

Muriqi tash e tri sezone është pjesë e kampionatit spanjoll ku paraqitet në radhët e Mallorcas dhe padyshim që ka “rrëmbyer” zemrat e të gjithë tifozëve, falë performancave të tij të jashtëzakonshme.

Në këtë edicion të ri të garave Muriqi ka shënuar katër gola teksa ka dhuruar edhe dy asistime./Telegrafi/