Sinani takim me Selën: Problemet e Luginës do të jenë pjesë e agjendës së qeverisë së Maqedonisë së Veriut

Kryetarja e degës së PVD-së në Preshevë, Ardita Sinani së bashku me një delegacion edhe nga kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar takuan kryetarin e Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut Ziadin Sela si dhe nënkryetarin Elmi Aziri.

“Bashkëbiseduam për rrjedhat demokratike ndër shqiptare si në Maqedoninë e Veriut ashtu edhe në Luginën e Preshevës, për nevojën e një komunikimi më intenziv.Theksova se përpjektjet tona të përbashkëta do të rezultojnë me përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në të dy anët”, ka shkruar Sinani.

Kryetarin Sela e njoftoi për fenomenin e tendencave të spastrimit etnik me të cilin Serbia për të ulur numrin e popullsisë shqiptare po bën fshirjen nga librat amë të shqiptarëve të Luginës që përkohësisht jetojnë dhe punojnë në diasporë.

Ndërsa Zijadin Sela në lidhje me situatën në Luginën e Preshevës premtoi që do ta adresojë këtë problem dhe gjithë problemet tjera me të cilat përballen pa të drejtë shqiptarët ndërkaq theksoi se pas 12 prillit problemet e shqiptarëve të Luginës do të jenë edhe problem i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.