Sistemi raketor do të forcojë sigurinë në vendin tonë. Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për gjithçka

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbajtur një konferencë të përbashkët me homologun e tij amerikan Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë.

Ai e cilësoi sistemin e mbrojtjes raketore “Patriot” që SHBA do të dërgojë në Ukrainë një hap shumë të rëndësishëm për të krijuar një hapësirë të sigurt ajrore në vendin e tij.

Zelensky theksoi se kjo do të forcojë mbrojtjen e vendit dhe shtoi se do i kërkoi kongresit të SHBA të miratojë më shumë fonde si një përpjekje për forcimin e sigurisë globale.

“Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për gjithçka që ka bërë”, tha Zelensky në konferencën për shtyp.

Ai tha se veçanërisht në 30 ditët e fundit të luftës, Ukraina dhe SHBA u bënë “partnerë dhe aleatë të vërtetë”.

Biden nga ana tjetër tha se sistemi Patriot do të jetë një “hap shumë i rëndësishëm për të krijuar hapësirë ​​të sigurt ajrore mbi Ukrainë”.