“Situata është serioze”/ Pipero zbulon tre arsyet e shpërthimit të koronavirusit në Shqipëri

Shtimi i numrit të rasteve me të infektuar nga koronavirusi në vendin tonë, sipas mjekut Pëllumb Pipero, ka ardhur për arsye të neglizhencës së qytetarëve, rritjes së numrit të testimeve dhe mos respektimi i protokollove.

“Mendoj rritja e numrit të testeve ka ardhur për arsye të neglizhencës, rritjes së numrit të testimeve dhe mos respektimi i protokolleve të caktuara. Me hapjen e vendit qytetarët menduan se virusi u largua duke mos respektuar masat”- tha Pipero në Open.

I pyetur si paraqitet situata aktualisht, ai tha se është serioze.

“Situata është serioze. Serioze sepse kemi një numër të lartë infektimesh, kemi një numër të lartë të shtruar në spitalin Infektiv”- tha Pipero.

Mjeku u bëri thirrje qytetarëve që të mbajnë maskën pasi ajo është e vetmja mbrojtëse që kemi.

“Maska është e vetmja mbrojtëse që kemi aktualisht. Maska e redukton nga 70% deri në 90% transmetueshmërinë e virusit. Unë përfitoj nga emisioni që të bëj thirrje qytetarëve që të mbajë maska, jo vetëm në ambjentet e mbyllura po ta mbajnë maskën me vete.

Po mbajtëm maska brenda dy javëve situata do të përmirësohet. Të mbahen maskat në ambjente të mbylluara, në vendet ku ka grumbullime, të mbahet me vete kudo”- tha Pipero.