Skandali me 100 mijë eurot, OJQ-të në Luginë i drejtohen Kurtit me kërkesë

Javën e kaluar është raportuar për skandalin me 100 mijë euro të keqpërdorura në fondin e dedikuar për Luginën.

Këto para kanë shkuar për njerëz të lidhur me Ardita Sinanin, këshilltare e kryeministrit, Albin Kurti.

Lidhur me këtë çështje kanë reaguar organizata të ndryshme joqeveritare që veprojnë në Luginë.

Në kërkesën drejtuar kryeministrit bëhet thirrje që të shqyrtohet përputhshmëria e kritereve që kanë qenë të publikuara më 1 nëntor të Këshillit Kombëtar Shqiptar me projektpropozimet që tashmë janë pranuar.

“Në cilësinë e Organizatave Joqeveritare me seli në Komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, kërkojmë nga organet e juaja përgjegjëse, që në kuadër të procedurave të ankesave, ta shqyrtoni përputhshmërinë e përfituese të granteve të ndara me kriteret aplikuese në thirrjen publike të shpallur më 1 nëntor 2022 nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptar për projekt propozimet e përkrahjes financiare që bartin aktivitete në ruajtjen dhe kultivimin e artit, gjuhës, arsimit e identitetit kombëtar shqiptar në Luginë të Preshevës, në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar të datës 28 tetor 2022, përkatësisht Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës me nr.03/115”, thuhet në kërkesën e OJQ-ve.

Njoftimi i plotë:

QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

KËSHILLIT KOMBËTAR SHQIPTAR NË REPUBLIKËN E SERBISË

Bujanoc-Preshevë, 4 janar 2022

KËRKESË – ANKESË

Të nderuar përfaqësues të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar në Republikën e Serbisë,

Në cilësinë e Organizatave Joqeveritare me seli në Komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, kërkojmë nga organet e juaja përgjegjëse, që në kuadër të procedurave të ankesave, ta shqyrtoni përputhshmërinë e përfituese të granteve të ndara me kriteret aplikuese në thirrjen publike të shpallur më 1 nëntor 2022 nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptar për projekt propozimet e përkrahjes financiare që bartin aktivitete në ruajtjen dhe kultivimin e artit, gjuhës, arsimit e identitetit kombëtar shqiptar në Luginë të Preshevës, në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar të datës 28 tetor 2022, përkatësisht Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës me nr.03/115.

Besojmë se kredibiliteti i tërë procesit është në shërbim të qëllimeve të përcaktuara nga ana e Memorandumit të Bashkëpunimit midis Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar, në ruajtjen dhe kultivimin e artit, gjuhës, arsimit e identitetit kombëtar shqiptar në Luginën e Preshevës.

Me respekt,

Organizata Aktivisteve “REFORMA”, Preshevë

Shoqata për Trashëgimi Kulturore ,Preshevë

OJQ “Be Active 06” Preshevë

OJQ “Pozitiv 365” Preshevë

OJQ “Beyound” Bujanoc

Klubi Futbollistik “Lugina” Preshevë

Shoqata e Infermierve të Luginës, Preshevë

Shoqata “Dituria” Preshevë, Bujanoc

Shoqata Sportive “Lëvizja” Preshevë

OJQ “Youth Trails” Preshevë

Shoqata e Prinderve të Femijëve dhe të Rinjëve me aftësi të kufizuara, Preshevë

Valon Arifi, aktivist, Preshevë

Klubi Futbollistik “Miratoci” Preshevë.

Qeveria e Kosovës ka ndarë ndihma financiare disa herë për shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës në territorin e Serbisë.

Sinani, nënkryetarja e Partisë për Veprim Demokratik, është e para grua politikane në Luginën e Preshevës dhe ka qenë po ashtu edhe kryetare e Preshevës./paparaci