Skandaloz orari i lirisë së lëvisjes: Ata që rrisin deve e kultivojnë fruta tropikale mund të dalin

Ministria e Shëndetësisë, ka publikuar vendimin rreth kufizimit të lirisë së lëvizjes së qytetarëve. Por aty vërehen edhe lapsuze, ose masa copy paste të marrë nga diku tjetër, dhe përkthyer ‘copy paste’.

Në këto masa, parashihen edhe kategoritë që kanë të drejtë të lëvizin pa kufizime, ose me liri të lëvizjes më të gjatë se sa kategoria shumicë e qytetarëve, shkruan Reporteri.

Janë dy kategori të paktën ku vërehet ky lapsuz. Njëra kategori e qytetarëve që kanë të liri lëvizje pa kufizime, është ajo që rrisin gamile dhe deve. Në fakt veprimtari e tillë nuk ushtrohet fare në Kosovë, shkaku se vendi ynë nuk ka klimë që i përshtatet rritjes së tyre.

Kategoria tjetër, është ajo e pemëve tropikale, e cila gjithashtu është e përfshirë në këtë vendim, ku thuhet se ata që kutivojnë këto pemë nuk kanë kufizim të lëvizjes. Në vendin tonë kultivohen shumë pemë, por jo edhe ato tropikale, për vetë faktin se Kosova nuk është vend tropikal.

Megjithatë, një përpjekje për kultivimin e një lloji të tillë të pemës, e kishte bërë ish’kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku, duke mbjellë palma në qytet, por nuk i kishte funksionuar.