Skenderaj: Një fëmijë dërgohet pa shenja jete në emergjencë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një fëmijë ishte dërguar dje pa shenja jete në emergjencë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

“Skenderaj 09.12.2021 – 15:00. Është raportuar se një fëmijë mashkull kosovar është dërguar në emergjencë. Fëmiu kishte ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/