Sondazhi i fundit/ 62% e shqiptarëve kundër Bashës e Kryemadhit

Report TV në bashkëpunim me Institutin Italian GPF Inspiring Research, sjell sondazhin e dytë mbi situatën politike në vend dhe pritshmërinë për zgjedhjet vendore të qershorit.

Si janë përgjigjur shqiptarët për ofertën e kryeministrit Rama bërë opozitës për reformën zgjedhore dhe zgjedhjet e 30 qershorit? Çfarë mendojnë shqiptarët për strategjinë e opozitës për të vazhduar protestat? Si do të votonin sot shqiptarët për zgjedhjet vendore dhe cila do të ishte vota e tyre nëse do të duhej të shkohej në zgjedhje të parakoshme?

Shumica e shqiptarëve kundër strategjisë së opozitës me protesta (Sondazhi)

45.3% e shqiptarëve nuk e mbështesin absolutisht aksionin e opozitës me protesta në shesh. 17.2% mendojnë se opozita po humbet efikasitetin me këtë strategji, duke e cuar keshtu ne 62% numrin e atyre qe jane kunder.

Ndersa Vetëm 29.6% e mbështesin opozitën dhe 5.6% kërkojnë që protestat të jenë më të dhunshme për të qenë më efikase.