Stërvitje e madhe e NATO-s, ku po merr pjesë edhe Shqipëria (video)

Rreth 2700 ushtarë nga gjashtë shtete, përfshirë pjesëtarë të ushtrisë amerikane, shqiptare, e maqedonase po marrin pjesë në një stërvitje të madhe ushtarake të quajtur “Goditja vendimtare” (Decisive Strike).

Stërvitja po mbahet në poligonin e njohur Krivollak të Maqedonisë së Veriut.

Ky vend ballkanik pritet që në fund të vitit ose në fillim të 2020-s të bëhet anëtari i tridhjetë i NATO-s.

Ndiqeni stërvitjen në videon e VOA -Zëri i Amerikës: