Studiuesit: Vera e kuqe është e dobishme për shëndetin e zorrëve

Sipas studiuesve vera e kuqe mund të jetë e mirë për zorrët.

Kjo ngaqë ndikon në rritjen e numrit të llojeve të ndryshme të baktereve të dobishme që mund të jetojnë atje.

Përfitimet ka të ngjarë të vijnë nga polifenolet – përbërës që vera e bardhë, birra dhe mushti kanë shumë më pak, thotë ekipi i King’s College London.

Një gotë në dy javë ishte e mjaftueshme për të bërë një ndryshim, por studiuesit thonë se gjetjet nuk janë një justifikim për t’u dehur.

Polifenolet gjenden gjithashtu në shumë fruta dhe perime.