Suedia fiton medaljen e bronztë në Kupën e Botës, kontribut i madh nga Kosovare Asllani

Kombëtarja e vashave të Suedisë në futboll ka arritur një sukses mjaft të madh në Kupën e Botës.

Suedezet ia dolën që të sigurojnë vendin e tretë në këtë kompeticion, duke mposhtur kombëtaren e Anglisë me rezultatin 1:2.

Në këtë rrugëtim të Suedisë, një kontribut mjaft të madh dha edhe futbollistja me prejardhje nga Kosova, Kosovare Asllani, shkruan lajmi.net.

Asllani arriti të realizonte edhe në këtë ndeshje kundër Anglisë, për t’i dhënë epërsinë skuadrës së saj, pas vetëm 11 minutave lojë.

Kosovarja ishte në dilemë për të startuar në këtë ndeshje, dhe problemet e saj u vërtetuan kur ajo pësoi një dëmtim në pjesën e parë, megjithëse u zëvendësua vetëm në fillimin e pjesës së dytë.

Për Suedinë ishte dhe Sofia Jakobsson ajo që realizoi sot, duke quar shifrat në 0:2, shkruan lajmi.net.

Në anën tjetër, për Anglinë realizoi Fran Kirby, por goli i saj doli të ishte i pamjaftueshëm.

Kështu, Suedia siguron medaljen e bronztë, fal edhe një kontributi të madh të Kosovare Asllanit.