Suharekë: Mosmarrëveshje për pronë, djali i shkon babait në shtëpi dhe gjuan me armë

Një person në Suharekë kishte shkuar afër shtëpisë së babait të tij dhe kishte shtënë me armë zjarri në ajër për shkak të një mosmarrëveshje për pronë.

Polciia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar si dhe e kanë gjetur armën me të cilën i njëjti dyshohet të ketë shtënë në ajër, po ashtu i kanë gjetur edhe tre fishekë të tjerë.

“Patrullat policore pasi që kanë dalë në vendngjarje, fillimisht e kanë gjetur një fishek në automjetin e të dyshuarit e më pas kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin si dhe e kanë gjetur armën e tipit Moris by AIAK Cal. 9 mm, me të cilën i njëjti dyshohet të ketë shtënë në ajër, po ashtu i kanë gjetur edhe tre fishekë të tjerë”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet një  personi dhe sekuestrohet një pistoletë në Suharekë

Prizren, 15 Janar 2023

Me datë  14  Janar  2023, rreth orës 19:25,  Njësitet policore të Stacionit Policor Suharekë,  bazuar në informacionet e mbledhura, kanë lokalizuar dhe kane arrestuar të dyshuarin  S. A (21 vjeçar), nga i cili është sekuestruar një armë gjithashtu.

I dyshuari i lartshënuar pas një mosmarrëveshje që e kishte pas për pronë me familjen e tij, ka shkuar afër shtëpisë së viktimës (babai i tij) dhe ka shtënë me armë zjarri në ajër,  këtë veprim e ka incizuar  dhe e ka postuar në rrjetin social ,,Snap Chat’’ dhe të njëjtin ua ka dërguar vëllezërve të tij.

Patrullat policore pasi që kanë dalë në vendngjarje, fillimisht e kanë gjetur një fishek në automjetin e të dyshuarit e më pas kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin si dhe e kanë gjetur armën e tipit Moris by AIAK Cal. 9 mm ,  me të cilën i njëjti dyshohet të ketë shtënë në ajër, po ashtu i kanë gjetur edhe tre fishekë të tjerë.

Arma dhe katër fishekë të kalibrit 7.65 janë sekuestruar nga ana e krim teknikut.

Në konsultim me prokurorinë e krimeve të rënda i dyshuari ndalet në mbajtje për  48 (dyzetetetë)  orë.