Sulmi terrorist në Bruksel, Macron nga Tirana: Barbaria goditi përsëri, Evropa jonë është e tronditur

Presidenti francez, Emmanuel Macron po qëndron në një vizitë zyrtarë në Tiranë, ku nga aty reagoi për sulmin në Bruksel, ku u vranë dy shtetas suedez.

Nga Pallati i Brigadave në Tiranë, ku u nderua nga kryeministri Edi Rama, Macron e hapi fjalën e tij duke thënë se gjendej para të pranishmëve, teksa Europa është e tronditur nga sulmi.

Macron përmendi edhe sulmin terrorist që ndodhi në Francë, javën që shkoi.

“Gjendem këtu para jush ndërkohë që Franca u prek nga një sulm terrorist javën e kaluar, preku një profesor të frengjishtes, barbaria goditi përsëri duke sulmuar ata që mësojnë këtë gjuhë, që prej shekujsh shpërndan vlera, ndriçim, shpresë dhe juve e përmendët plotësisht këtu. Gjendem këtu para jush ku para disa minutash, Brukseli u godit nga një atentat terrorist, që i mori jetën dy europianëve, dy suedezëve. Evropa jonë është e tronditur “, deklaroi presidenti Macron.