Sulmohet ekipi i RTK-së në Leposaviq, publikohen pamjet

Në Leposaviq është sulmuar fizikisht kameramani i RTK-së, Bardh Bekteshi, të cilit i është thyer edhe kamera.

Në ne pamjet e dërguara nga gazetarja jonë Venera Xhoxhaj, shihet sulmi i ekipeve të medieve dhe kameramani Bekteshi duke u rrëzuar.

Stacionin policor në Leposaviq është në gjendje gatishmërisë.

Ndërkohë bëhet e ditur se është sulmuar vetura e ministrit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi i cili ka qëndruar sot në Leposaviq, ku edhe është takuar me kryetrarin e kësaj Komune, Lulzim Hetemin.