Suspendohet komandanti i nënstacionit policor në Gorazhdec të Pejës, ky është dyshimi që rëndon mbi të

Komandanti i nënstacionit policor në Gorazhdec të Pejës është suspenduar me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës.

Kështu kanë bërë të ditur burimet e Sinjalit dhe kanë njoftuar se zyrtari policor i suspenduar (emër i njohur për redaksinë) po dyshohet për veprën penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare”.

Sipas të njëjtave burime, komandanti i këtij nënstacioni ka gradën e togerit.