Sveçla aludon: Thaçi dyshohet se futi ilegalisht Pacollin në Kosovë

Ushtruesi i detyrë së Ministrit të Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla, ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kaluar ilegalisht kufirin me Shqipërinë dhe ka thyer protokollin e shtetit.

Sveçla ka thënë se po dyshohet se Thaçi ka futur kryetarin e AKR’së dhe deputetin Behgjet Pacollin, ilegalisht në Kosovë duke mos respektuar rekomandimet dhe ligjet ndaj pandemisë CCOVID-19.

Ai nuk ofroi dëshmi, por vetëm tha se dyshohet se me Thaçin të ketë qenë edhe Pacolli në veturën e tij, VIP të Presidentit.

Sveçla po ashtu tha se nëse Thaçi dhe Pacolli kanë thyer rregullat do të përballen me ligjet.

Po ashtu ushtruese i detyrës Sveçla ka kërkuar nga Pacolli që menjëherë të tregon lokacionin se ku gjendet.