Sylejman Selimi e Sami Lushtaku vizitojnë OVLUÇK-në

Sylejman Selimi dhe Sami Lushtaku kanë vizituar udhëheqjen e OVLUÇK-së në Prishtinë, ku janë pritur nga kryetari Hysni Gucati me bashkëpunëtorë.
Aty në pritje ishin të pranishëm edhe veteranët e Kroacisë, ku dhe iu ndanë mirënjohje për kontributin në UÇK, Sylejman Selimit dhe Sami Lushtakut.
Esad Çollaku nga Unioni i shqiptarëve të Kroacisë dhe Tomë Kaçinari kryetar i veteranëve të luftëtarëve të Kroacisë thanë se gjeneralët Selimi dhe Lushtaku kanë dhënë kontribut të pashlyer në lirinë e shqiptarëve./Rtk