Tahiri: Investitori i Çiçavica Wind Farm investon 250 milion në Maqedoni, në Kosovë endet poshtë e lartë nga qeveria e Kosovës

Investitori francez “Akou Energy” ka qenë i interesuar për investime në Kosovë, por procedurat janë vonuar dhe i njëjti po investon tani në shtetin fqinj në Maqedoni të Veriut.

Projekti i “Akou Energy” ishte për një investim 110 milionë euro në Kosovë, ndërsa tani po investon 220 milionë euro në Maqedoni të Veriut dhe kjo për shkak të neglizhencës së Qeverisë së Kosovës.

Pas këtij lajmi ka reaguar edhe ish kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri i cili ka thënë se Komuna e Vushtrrisë ka nënshkruar memorandum dhe i ka dhënë të gjitha lejet në kohë mirëpo faji sipas tij është te Qeveria e Kosovës që po ikin investitorët nga Kosova./Fokusi.info/