Takohen Kurti dhe Osmani

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti është takuar sot me kandidaten për Presidente, Vjosa Osmanin.

Sipas njoftimit Osmani uroi Kurtin për detyrën e re dhe biseduan për sfidat që i presin.

“Sot, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takim deputeten e Kuvendit të Kosovës dhe Presidenten në ardhje të Republikës, znj. Vjosa Osmani.Znj. Osmani uroi Kryeministrin Kurti për detyrën e re dhe i dëshiroi atij dhe kabinetit qeveritar suksese në përmbushjen e zotimeve dhe tejkalimin e sfidave. Kryeministri Kurti e falënderoi znj. Osmani dhe shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim institucional për shtetndërtim demokratik dhe progres të gjithanshëm të vendit tonë”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se Vjosa Osmani dje ka takuar kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ku kanë diskutuar për çështjen e presidentit, ndërsa kanë bërë të ditur se do të takohen sërish ditët e ardhshme./Fokusi.info/