Talat Xhaferi e nis mbledhjen në shqip

Kryeministri Talat Xhaferi hapi sot seancën konstituive të qeverisë së sapoformuar kalimtare, duke uruar zgjedhjen e të gjithë ministrave.

Në fillim të seancës ai u tha ministrave që të mos vendosin kufje për përkthim, sepse fjalimin e hapjes do ta lexojë në të dyja gjuhët. Xhaferi foli fillimisht në shqip, e më pas në maqedonisht.