Të moshuarës i vjedhin 10 mijë euro, e rrahin barbarisht dhe…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetin e tij social një denoncim të një qytetari lidhur me një ngjarje në fshatin Pirg në Maliq.

Sipas denoncimit, më 29 dhjetor të vitit të kaluar, disa persona kanë hyrë në banesën e një të moshuare të cilës i vodhën një shumë prej 10 mijë eurosh.

Përveç shumës, vijon denoncimi i qytetarit, grabitësit dhunuan pensionisten Luljeta Hoxha e cila më pas u shtrua në spitalin e Korçës.

Më tej, qytetari thotë se ende pas kaq ditësh, nuk ka asnjë reagim nga policia. Për këtë, Berisha shkruan se uniformat blu janë në bashkëpunim me krimin.

Postimi i Sali Berishës:

Te moshuares I vjedhin 10000 € dhe e bejne per spital.

Per policine nuk ka ndodhur gje! Bashkepunim me krimin.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital!

Fillimisht me lejoni t’ju uroj Ju dhe familjes Suaj nje vit te ri plot shendet dhe miresi.

Po ju informoj per nje grabitje qe ka ndodhur ne fshatin Pirg pjese e bashkise Maliq ku persona te maskuar i kane hyre ne banese dhe kane dhunuar , rrahur barbarisht dhe e lidhur kur e kane gjetur, shtetasen Luljeta Hoxha pensioniste e cila jeton e vetme , ne dt 29 dhjetor rreth ores dy pas mesnate ku ajo pretendon se i kish grabitur nje sasi prej 10 000 euro.

Shtetasja ne fjale ndodhet e shtruar ne spitalin e Korces.

Nga organet e rendit e kane lene ne heshtje dhe nuk kane bere asnje prononcim deri me sot.