Të shtëna armësh në Mitrovicë, dyshohet se ka të plagosur (Foto)

Mediat lokale në Mitrovicë raportojnë se dyshohet për të paktën tre të lënduar në një konflikt ku janë përdorur armët e zjarrit në pjesën veriore të Mitrovicës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30, teksa janë dëgjuar të shtëna armësh.

Policia e Kosovës është parë në vendin e ngjarjes, teksa dy persona janë transportuar me ambulancë për në spital.