Të shtëna me armë në “East Gate” në Shkup, momenti kur i dyshuari plagosë viktimat

Një plagosje ka ndodhur ost në ambientet e brendshme të qendrës tregtarë “East Gate” në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Mediat maqedonase raportojnë se Rade Trajkovski Shtekli dhe një person tjetër kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë.

““Sot (24.10) nga Q.T East Gate është denoncuar se është shtënë ndaj dy personave të cilët me lëndime janë dërguar në spital për ti ofruar ndihmë. Ekipet policore janë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, ka deklaruar Ministria e Punëve të Brendshme.

Indeksonline ka siguruar videon ekskluzive të momentit kur i dyshuari ka shtënë me armë.

Ai është afruar pranë shkallëve lëvizëse, në të cilat kanë qenë viktimat drejt të cilave ka gjuajtur me armë.

I njëjti është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Më poshtë pamjet: