Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, tre të plagosur te pallati i Sportit

Tre persona janë plagosur me armë zjarri pasditen e sotme pranë Pallatit të Sportit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 në një lokal pranë Pallatit të Sportit, sipas të dhënave të para.

Tre personat e plagosur me armë zjarri janë Fezi Ago, Astrit Cërriku dhe Mihal Kocashi, ndërsa janë dërguar me shpejtësi në spital

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes pas sinjalizimit për breshërinë e armëve të zjarrit.

Elbasani ka qenë gjithmonë një qytet problematik përsa i përket përplasjes së grupeve kriminale.

shqiptarja.com