Të shtëna me armë zjarri përballë Albi Mall

Mbrëmjen e sotme, njësiti i Antidrogës ka zhvilluar një aksion përballë Albi Mall në Veternik ku ka arrestuar një person. Siç mëson Sinjali, gjatë arrestimit Policia ka përdorur armën e zjarrit.

Sipas informacioneve të para, dy të dyshuar kanë ikur me veturë në drejtim të panjohur dhe ende nuk dihet nëse janë kapur.

Sinjali ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës në lidhje me rastin mirëpo deri në publikimin e artikullit, nuk kanë kthyer përgjigje.