Teksasi perëndimor goditet nga një tërmet i fuqishëm

Teksasi perëndimor u godit nga një tërmet me magnitudë 5.4, saktësisht një muaj pasi një tërmet i ngjashëm goditi rajonin e prodhimit të naftës, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i ShBA-së.

Lëkundjet e fuqishme u llogaritën si tërmeti i katërt më i fortë në historinë e Teksasit nga Shërbimi i motit i ShBA-së. Nuk raportohet për të lënduar.

Pos disa dëmeve materiale, nuk u raportua për ndonjë të lënduar.

“Tërmeti ndodhi në brendësi të Pllakës Tektonike të Amerikës së Veriut, larg çdo kufiri të pllakës tektonike, dhe për këtë arsye konsiderohet një tërmet brenda shtratit”, tha USGS në një deklaratë.

Gjatë dy dekadave të fundit, Shtetet e Bashkuara qendrore dhe lindore kanë përjetuar një rritje të shfaqjes së tërmeteve, tha agjencia.

“Studimet shkencore kanë lidhur një pjesë të madhe të kësaj rritjeje me aktivitetin njerëzor, kryesisht me injektimin e ujërave të zeza në puse të thella. Megjithatë, mekanizma të tjerë si tërheqja e lëngjeve, rikuperimi i përmirësuar i naftës ose proceset e thyerjes hidraulike mund të jenë gjithashtu shkaktarë”.