Tentim vrasje në Deçan

Një person është plagosur në fshatin Isniq të Deçanit dje rreth orës 15:00.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

Në raport bëhet e ditur se pas një konflikti të çastit, i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës dhe e ka plagosur në këmbë.

Viktima është duke u trajtuar në spital dhe mjeku kujdestar ka njoftuar se është jashtë rrezikut për jetë.

Të dyshuarit i është konfiskuar arma e zjarrit me tre fishekë dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.