Tentoi të digjte me lëndë djegëse, arrestohet autori

Seksioni për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës në bashkëpunim me Shërbimet e Policisë së Rendit, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin I.R., 65 vjeç, banues në lagjen Nr.6, Durrës.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas për motive të dobëta ka tentuar të djegë me lëndë djegëse shtetasin K . Sh., 67 vjeç, i cili u transportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës në ngarkim të shtetasit I.R., për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” parashikuar në nenin 88 të Kodit Penal, njofton policia e shtetit.