Tentoi të djegë për së gjalli burrin e saj, arrestohet shqiptarja në Greqi

Tentoi që të digjte të gjallë bashkëshortin e saj, arrestohet nga policia greke 52 vjeçarja shqiptare. Mediat vendase shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në zonën e Agios Panteleimon, ku 52 vjeçarja identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur akuzohet se ka tentuar të djegë të gjallë bashkëshortin e saj 57-vjeçar në shtëpinë e tyre.

Ndër të tjera thuhet se çifti është përleshur dhe papritur gruaja ka lyer me terpentinë të shoqin, ndërsa menjëherë më pas ka tentuar ta djegë. Fqinjët që dëgjuan zërat njoftuan policinë, dhe menjëherë është dhënë ndihma e parë 57 vjeçarit shqiptar i cili po trajtohet për djegie në spital.

E akuzuara është arrestuar dhe dërguar në Zyrën kundër Dhunës në Familje në Omonia, ndërsa ka pretenduar se i shoqi i ka vënë flakën vetes./abcnews.al