Tërmet i fortë në Greqi/ Ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë ka goditur Greqinë pasditen e sotme.

Epiqendra e goditjes ka qenë 45 kilometra nga zona e Iraklisit dhe me thellësi 12 kilometra.

Aktualisht nuk raportohet për lëndime në njerëz apo dëme materiale.

Kujtojmë që Greqia prej disa muajsh është nën goditjen e vazhdueshme të tërmetit, ku dhe pak ditë më parë ka patur sërish lëkundje të forta./Fokusi.info/