Tërmet i fortë në Turqi, ja sa ballë ishte

Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë të shkallës Rihter ka goditur Turqinë mëngjesin e sotëm.

Sipas të dhënave të EMSC, epiqendra e tërmetit ishte afër Malatyas në një thellësi prej tetë kilometrash.

Kujtojmë se kjo zonë në lindje të vendit u prek nga tërmetet shkatërruese që shkatërruan Turqinë në muajin shkurt.